Kunata është autore e BBV dhe ky banor përflitet si fitues…

0

Duke qenë një nga programet më të ndjekur, ashtu si në çdo edicion të “Big Brother Vip”, edhe këtë vit nuk kanë munguar teoritë e ndryshme “konspirative” në rrjet.

Së fundmi po qarkullon një teori ku janë hedhur dyshime për favorizimin e aktorit Romeo Veshaj në program, madje edhe për shpalljen e tij si fitues i këtij edicioni.

Kjo për shkak se një nga autoret e “Big Brother Vip” është kunata e Romeos, pra partnerja e vëllait të tij, Mario Veshaj.

Kjo i ka bërë ndjekësit të mendojnë se Romeo do të jetë një hap përpara banorëve të tjerë, gjë që nuk kanë ngurruar ta shprehin edhe në komente.

Artikulli i mëparshëmMasakër në Rusi/ Pesë persona të armatosur “përgjakin” Moskën, 40 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur!
Artikulli i radhësRritet numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në Moskë, arrestohen 11 persona