
Lojtari i Juventus dhe Portugalisë, pesë herë fitues i Topit të Artë është
mbyllur në karantinë si shumë njerëz anembanë botës që prej pezullimit të
kampionatit Italian të futbollit.
Në një postim të publikuar nga vetë Cristiano në profilin e tij në
Instagram, duket se për pamjen e tij në këto ditë të vështira po kujdeset
partnerja Georgina Rodriguez e cila ka marr përsipër ti shkurtojë flokët.
Cristiano po i kalon ditët e karantinës në vendlindje, pranë familjes së
tij. Kujtojmë se ylli i Juventus pranoi të heqë dorë nga një pjesë e madhe e
pagës që përfiton nga kampionët e Italisë për të ndihmuar sadopak klubin të
tejkalojë vështirësitë financiare të lindura nga shpërthimi i koronavirusit.