
Italia ka regjistruar sërish një ulje sa i përket numrit të viktimave në 24 orët e fundit. Sot u shënuan 525 të vdekur duke pasu një ulje nga dita e djeshme ku u shënuan 681 viktima. Shifra 525 është më e ulëta që ka shënuar Italia në dy javët e fundit që prej 19 marsit.
Në total janë 15,887 viktima në Itali prej koronavirusit kurse të prekur ka 128 mijë e 948.
Italia sërish mban kryesimin sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19. Gjitashtu sot Italia shënoi 3 mijë e 997 raste të reja kur kujtojmë se vetëm javën e kaluar shënonte dyfishin, me rreth 7-8 mijë të infektuar cdo ditë. Kjo jep shpresë për uljen e numrit të vdekjeve në ditët dhe javët e ardhshme.