Itali/ Shtohen 2886 raste të reja në 24 orët e fundit. Më pak persona në trajtim intensiv

0

Kreu i Emergjencave Civile Borreli, në raportimin e përditshëm ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vend ka pasur 681 persona që kanë ndërruar jetë për shkak të virusit vrastar, duke e cuar në mbi 15000 numrin total të të vdekurve. Ndërkohë janë mbi 20 mijë persona të cilët janë shëruar dhe kanë lënë spitalet për të vazhduar periudhën e rikuperimit të plotë.

Ai tha se Itali është duke përjetuar ende pikun e epidemisë por, sipas të dhënave zyrtare numri i personave në trajtim intensiv është shumë më i ulët se në ditët e mëparshme. Kjo na jep shpresë se edhe numri i viktimave në ditët në vijim do të vijë në ulje.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit Spanja e ka tejkaluar Italinë për sa i takon numrit total të të prekurve duke arritur shifrën e 124736 të infektuar dhe duke regjistruar në total mbi 11800 vdekje.

Numrin më të lartë të infektimeve në botë vijon ta mbajnë SHBA me 290 mijë të prekur nga koronavirusi i ri.

Artikulli i mëparshëmAventurierët/ Florjan Binaj i “tërheq veshin” Top Channel-it. Po promovohen antivlerat dhe jo vlerat…
Artikulli i radhës“Lufta e maskave”, akuza ndaj SHBA për “pirateri moderne”, me devijimin e maskave që ishin destinuar për në Europë