
Mbrëmjen e djeshme në Top Channel ka nisur seritë e tij Reality Show i quajtur “Aventurierët”. Një program i cili në qëndër të tij ka 8 të rinj të cilët do të qëndrojnë bashkë 75 ditë të shkëputur nga realiteti i përditshëm duke u bërë pjesë e sfidave të ndryshme.
Aktori i njohur i humorit dhe shumë i dashur për publikun Florjan Binaj nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij nga program i ri në Top Channel, për të cilin nuk e ka përmendur emrin, por duke qënë se flet për rininë është e sigurt që ai i referohet programit më të ri të titulluar “Aventurierët”.
Që në natën e parë 8 të rinjtë pasi u prezantuan, filluan të konsumonin alkool te kërcenin dhe njëra nga vajzat argëtoi të tjerët edhe me striptizëm. Ajo që të vriste veshin ishin fjalët banale që u përdorën.
Në një postim në Story në llogarinë e tij në Instagram, aktori i Portokallise, ose ndryshe siç të gjithë jemi mësuar ta quajmë polici i Portokallisë shkruan:
“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”.
