Koronavirus nuk kursen as kafshët/ Ja përse duhet të shqetësohemi

0

Një lajm i frikshëm po bën xhiron në internet dhe ky nuk është numri i lartë i të prekurve me koronavirus, apo numri i viktimave, por infektimi i një tigri me virusin vjekjeprurës në kopshtin zoologjik “Bronx” në New York.

Raportohet nga media e huaj se një tigër ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe mendohet se një kujdestar i kopshtit zoologjik ia ka ngjitur virusin. Ndërkohë janë konstatuar se edhe 6 tigër dhe luan të tjerë kanë shfaqur simptomat e virusit.

Ky lajm po trondit të gjithë botën për shkak se miliona njerëz jetojnë me kafshë shtëpiake. Ka pasur raportime edhe më përpara se koronavirusi është transmetuar te qentë dhe macet shtëpiake. Madje edhe që macet mund ta kalojnë te macet e tjera.

Eksperti Steve Wylie thotë se kjo e vështirëson edhe më shumë të panjohurën në këtë virus dhe aftësinë tonë për ta kuptuar Covid-19.

“Me raste, viruset shfaqen ose ‘transmetohen’ nga mbajtësi i tyre origjinal te një bartës i ri. Kur ndodh kjo, rreziku për infektimin shtohet. Shumica e sëmundjeve infektuese që prekin njerëzit dhe furnizimet tona me ushqim janë rezultat i ‘transmetimit’ nga organizmat e egër”.

Aktiviteti i njerëzve dhe fakti se tregjet globale e lejojnë tregtinë e lirë të kafshëve të gjalla, ka sjellë që më shumë viruse të dalin në dritë.

“’Transmetimi” i viruseve është një proces shumë kompleks, të cilin nuk e kuptojmë mirë. Në natyrë, shumica e viruseve janë të izoluara te disa bartës të caktuar për shkak të ndërveprimit specifik të proteinave. Që një virus të infektojë një bartës të ri, duhet të ndodhin disa modifikime, të cilat quhen mutacione”, shprehet eksperti Steve Wylie.

Ka raportime të paprovuara akoma shkencërisht se koronavirusi i ri e bën diçka të tillë me lehtësi.

Por, ky duhet të shërbejë si një mësim, thotë profesori i njohur. “Duhet ta lëmë jetën e egër të jetë e egër”.

Kjo thirrje po bëhet gjithnjë e më aktuale.

Në SHBA po shtohen zërat që i bëjnë thirrje Kinës të tregohet e ashpër dhe të ndalojë çdo tregti me kafshë të jetës së egër.

Artikulli i mëparshëmCOVID – 19/ Më pak raste të reja brenda 24 orëve, shtohen 16 persona të prekur me koronavirus. Shkon në 377 numri i të infektuarve me Covid-19.
Artikulli i radhësMaldive/ Të “bllokuar” mes luksit.