Maldive/ Të “bllokuar” mes luksit.

0

Muaji i mjaltit në Maldive është destinacioni më i këerkuar nga çiftet e porsa kurorëzuara në martesë.  E njëjta gjë ishte edhe për çiftin Olivia dhe Raul De Freitas, të cilët u nisën për në Maldive më 22 mars për një muaj mjalti të paharruar në Cinnamon Velifushi Maldives.

 Para se të niseshin, agjencia e udhëtimit e siguroi çiftin se do të ktheheshin të sigurt në shtëpi, pavarësisht kufizimeve që po shkaktonte virusi famëkeq.

Por nuk ishte aspak çudi, kur u njoftuan se brenda 24 orësh Afrika e Jugut do të mbyllte të gjithë aeroportet dhe çifti s’e dinte a do ia dilte dot të kthehej në shtëpi për aq pak kohë.

Kështu që vendosën të qëndrojnë në resort pasi nuk e dinin nëse do të lejoheshin të ktheheshin në shtëpi, edhe pse iu dha mundësia për t’u kthyer bashkë me afrikano-jugorët e tjerë në Maldive përmes një avioni privat që kushtonte më shumë se 100 mijë dollarë.

Ambasada nuk arriti të komunikojë me gjithë afrikano-jugorët në Maldive dhe kështu çifti vendosi të qëndrojë në resort.

E bukura ishte se, të gjithë të tjerët ishin larguar, që do të thotë se e kishin të gjithë resortin për vete.

I gjithi stati ishte vetëm për ta, duke u impenjuar maksimalisht për të plotësuar dëshirat e çiftit e për ta bërë sa më tërheqës qëndrimin në resort, ata organizuan darka romantike në buzë të detit, vunë në skenë një performancë, nëntë kamarierë u shërbenin vetëm atyre të dyve. Madje, instruktori i zhytjeve i’u lutej të eksploronin pak.

Por, duket se dje karantinës së luksit i erdhi fundi,  pas një komunikimi nga ambasada e Afrikës së Jugut e cila iu dha një orë kohë për të bërë gati valixhet.

 Më pas u transportuan në një resort tjetër me pesë yje bashkë me bashkatdhetarë të tjerë të ngecur në ishujt Maldive, në mënyrë që dërgimi i tyre në shtëpi të ishte më i thjeshtë për t’u organizuar.

Artikulli i mëparshëmKoronavirus nuk kursen as kafshët/ Ja përse duhet të shqetësohemi
Artikulli i radhësRama lajmëron lehtësimin e masave: Orari i pazarit 90 minuta, punonjësit mund të lëvizin me makina private, por kujdes…