
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke bërë që të lëndohen 2 persona. Të lënduarit janë nënë e bir.
I riu është transportuar në gjendje më të rëndë drejt spitalit ndërsa raportohet se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për dokumentimin dhe shkaqet e këtij aksidenti.