High Quality/ Goditen shpërndarësit e kokainës në Durrës

0

Shkatërrohet nje grup kriminal i shpërndarjes së kokainës në qytetin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia thane se janë sekuestruar 126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike.

Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast, duke vënë në pranga dy shtetas:

D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

Artikulli i mëparshëmFshehja e pasurisë/ Shtyhet seanca e parë për ish-kryeprokurorin
Artikulli i radhësCOVID-19/ Ulet ndjeshëm numri i të prekurve në Shqiperi. Janë 9 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit