Ndërkohë që trajneri i Tiranës, Egbo, po qëndron në shtëpi, si shumica e qytetarëve ka gjetur kohë për të kryer disa punë të vogla në shtëpi, të cilat në kohë normale, angazhimet e tij me ekipin që ka kryesuar deri në momentin e ndërprerjes Superligës, nuk ja lejojnë.
Në postimet e vetë trajnerit ai duket se e ndan kohën midis stërvitjes personale, udhëzimeve ndaj lojtarëve për stërvitjet e tyre personale në shtëpi, dhe studimit të videove të ndeshjeve të ndryshme, për të qënë i përgatitur për rifillimin e kampionatit.