Ish-kryeministri Sali Berisha ka bwrw një denoncim online. Sipas tij, katër rastet e policëve të prekur nga koronavirusi në doganën e Qafë Prushit po mbahen fshehur.
STATUSI I BERISHËS
Fshehin 4 policët e dalë me Covid-19 pozitiv në doganën e Qafë Prushit!
Kësaj i thonë kurbë e epidemisë!
Kufizo testimet për të mos i gjetur të infektuarit.
Fshehi sa të mundësh ata që dalin pozitiv!
Këtë e dimë vetëm ne të tre,ish-kunata, mbikunata, dhe unë kryepidemiologu!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb
Përshëndetje dr. Katër policë të doganës Qafë Prush kanë dalë me koronavirus, dhe po i mbajnë të fshehur, I. P., H. M., F. P. dhe P. G. Rreziku që të infektojnë të tjerët është i madh. Kjo që të thashë është 100% e vërtetë.