“4 policë të infektuar në doganën e Qafë Prushit”. Berisha: Po fshihet ngjarja

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bwrw një denoncim online. Sipas tij, katër rastet e policëve të prekur nga koronavirusi në doganën e Qafë Prushit po mbahen fshehur.

STATUSI I BERISHËS

Fshehin 4 policët e dalë me Covid-19 pozitiv në doganën e Qafë Prushit!

Kësaj i thonë kurbë e epidemisë!

Kufizo testimet për të mos i gjetur të infektuarit.

Fshehi sa të mundësh ata që dalin pozitiv!

Këtë e dimë vetëm ne të tre,ish-kunata, mbikunata, dhe unë kryepidemiologu!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Përshëndetje dr. Katër policë të doganës Qafë Prush kanë dalë me koronavirus, dhe po i mbajnë të fshehur, I. P., H. M., F. P. dhe P. G. Rreziku që të infektojnë të tjerët është i madh. Kjo që të thashë është 100% e vërtetë.

Artikulli i mëparshëmBill Gates: Bota do të ketë një epidemi të përmasave të koronavirusit çdo 20 vjet
Artikulli i radhësA po e kthen Rama timonin majtas?