COVID-19/ Masat e distancimit duhet të jenë të ashpra. Italia hedh hapa drejt hapjes

0

Ndonëse po përjeten prej gati dy muajsh ditë të vështira për shkak të COVID-19, Italia po përgatit për hapjen. Pasi faza e parë është bërë publike, ekspertët po ideojnë edhe fazën e dytë të hapjes. Instituti i Shëndetit ka bërë me dije se edhe në fazën e dytë masat do të jenë të rrepta, e kryesisht masat për distancim fizik.

Më tej ekspertët kanë bërë me dije se në rast se do të ketë një shpërthim të dytë, menjëherë do të shpallet “zonë e kuqe”. 

“Ne kemi nevojë për distancim fizik edhe më të ashpër.”, – theksoi drejtori i sëmundjeve infektive por në një fazë të ardhshme 2. “Ne do të duhet të ruajmë masa të distancimit shoqëror. Dhe natyrisht që ato do të jenë të rrepta. Jo vetëm kaq: Kur të arrijmë në një kohë kur virusi do të qarkullojë pak më avash, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme të forcojmë kontrollin mbi territorin. Një masë që mund të ndikojë gjithashtu në udhëtime, përfshirë pushimet verore. Duket shumë herët të përgjigjem se çfarë do të ndodhë për pushimet”, tha ai.

Ekpertët kanë bërë me dije se kur të nisë edhe hapja, çdo veprim do të jetë i kontrolluar për t’i shpëtuar kështu mundësisë për një shpërthim të dytë të pandemisë.

Artikulli i mëparshëmPensionistët nesër paradite mund të dalin për ajrosje. Rama jep lajmin e mirë
Artikulli i radhësBasha takon ministrin e jashtëm Hungarez. Ja çfarë i kërkoi