“Medikamenti që mund të mposhtë Covid-19 brenda 48 orëve”, zbulimi i rëndësishëm i shencëtarve nga Australia

0

Kërkimet mjekësore për të gjetur një kurë të mundshme për koronavirusin vazhdojnë në të gjithë botën. Një grup shkencëtarësh australianë po kryejnë teste me “Ivermectin”, një ilaç që përdoret kryesisht për të trajtuar disa sëmundje të tjera. Sipas testimeve të kryera deri më tani, duket se ata kanë arritur në konkluzionin se ai mund të vrasë virusin brenda 48 orëve.

Në studimet e kryera nga Instituti i Biomjekësisë (BDI) në Universitetin Monash në Melbourne, në bashkëpunim me Institutin Doherty, u zbulua se “Ivermectin” (antiparazitik i disponueshëm në të gjithë botën dhe i aprovuar nga Agjensia Amerikane e Barnave) ia del mbanë të eleminojë ngarkesën virale të koronavirusit në dy ditë.

“Zbuluam se edhe një dozë e vetme mund ta eliminojë brenda 48 orëve dhe se gjithashtu arrin të ketë një ulje të konsiderueshme brenda 24 orëve të para”- thanë zyrtarët e studimit në deklaratat e mbledhura nga agjensia e lajmeve, Europa Press.

Sidoqoftë, ata pranuan se do të duhet më shumë kohë për të verifikuar efektivitetin e tij në mposhtjen e koronavirusit te njerëzit.

“Tani duhet të përcaktojmë nëse doza që do të mund të përdoret tek njerëzit është efektive, ky është hapi tjetër”, thanë studiuesit.

Në rast se ata vërtet mund të vërtetonin dobinë e këtij ilaçi kundër Covid-19, ata do të kishin bërë një nga zbulimet më të rëndësishme në sektorin e mjekësisë vitet e fundit.

Artikulli i mëparshëmPink/ Rezultoi pozitiv me Covid-19. Ja çfarë shkruan këngëtarja e famshme
Artikulli i radhësKurti, Thaçi e Osmani heshtin për masat që Serbia ndërmori në Veri të Kosovës