Pink/ Rezultoi pozitiv me Covid-19. Ja çfarë shkruan këngëtarja e famshme

0

Fansat e Pink janë tronditur nga statusi i publikuar në rrjtetin social Instagram të këngëtares së njohur.
Ajo ka ndarë me njekësit e saj se si dy javë më parë u shfaqën simptomat e koronavirusit bashkë me djalin e saj 3 vjeç. Pas bërjes së testimit, vetëm Pink rezultoi pozitive, ndërsa për fat djali i këngëtares nuk ishte infektuar me koronavirus.

“Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë shfaqëm simptoma të Covid-19. Për fat të mirë, mjeku i famijes dyshoi menjëherë dhe pas testit unë dola pozitiv,” tha ajo. Familja qëndroi në shtëpi për dy javë, dhe pas kësaj periudhe rezultoi negative disa ditë më parë.

Ajo është shprehur se mungesa e testimeve në masë, është padyshim një dështim i qeverisë. Pink e ka cilësuar virusin si një rrezik serioz për njerëzimin.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm për të gjithë, si një masë për të mbrojtur fëmijët, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë”, është shprehur Pink.

Pink tha se do t’i dhurojë 1 milion dollarë fondit të Urgjencës së Spitalit Universitar Temple të Los Angeles.

Artikulli i mëparshëmKoronavirus/ Rritet ndjeshëm numri i të prekurve 29 raste të reja me COVID 19. Totali shkon në 333 persona të prekur
Artikulli i radhës“Medikamenti që mund të mposhtë Covid-19 brenda 48 orëve”, zbulimi i rëndësishëm i shencëtarve nga Australia