Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se mjetet ishin në pronësi të ish gjyqtarit të Apelit Durrës Arben Vrioni.
Nga burime lokale ngjarja raportohet të ketë ndodhur pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga ‘BalkanWeb’, mjetet janë perfshire nga flaket, ë madje dhe kane ‘shperthyer’. Mësohet se makinat kanë qenë të parkuara rreth 50 metra larg njëra-tjetrës, çka për policinë ngre dyshime se ngjarja është e qëllimshme. Pamjet e frikshme kane terrorizuar banoret e zones, te cilat kane njoftuar menjehere policine.
Njëri prej mjeteve, ishte në përdorim të bashkëshortes së tij. Gjatë karrierës së tij, Vrioni ka gjykuar disa dosje të bujshme, siç është dhe ajo e lirimit të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.