Fund-java e fundit pa ndeshje dhe duket se kanë filluar të ndihen lëvizjet nga fusha e futbollit.
Prestigjozja e sportit Gazzetta.it, jep lajmin e shumë pritur për të gjithë sportdashësit e Serisë A.
Raportohet nga media italiane se sot qeveria do të njihet me dokumentin mjekësor të federatës të hartuar me kontributin e ekspertëve të sektorit. Do të jetë numri një i Federatës së Futbollit Italian Gabriele Gravina, që do t’i dërgojë protokollin e përcaktuar “tё rreptë dhe tё kujdessshëm por fleksibël” Ministrit të Sporteve (Spadafora) dhe Ministrit të Shëndetsisë (Speranza) për miratimin definitiv.