Covid – 19/ Nisin shkarkimet edhe në futboll. Nuk shpëton as futbollisti shqiptar

0

Kriza e rëndë financiare që ka shkaktuar Koronavirusi, ka përfshirë në një situatë dramatike edhe futbollin norvegjez. Skuadra e Valerengës, ku aktivizohet mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, i ka shkëputur kontratën të gjithë lojtarëve duke mos pasur mundësi që të shlyej detyrimet e tyre.

Në një intervistë për “Sporti në KTV”, Shala ka treguar situatën e pazakontë. Shumë i paqartë në lidhje me të ardhmen, ndërsa vazhdon të shpresojë për vazhdimin me Valerangan, pasi në këto kohë është e pamundur që të mendohet një transferim i ri.

“Po këtu në Norvegj kanë nisur këto stërvitjet me pak lojtarë, me nga 5 të tillë. Situata është shumë e vështirë dhe ka mundësi që të shtyhet edhe pas 15 qershorit kampionati. Tani na kanë shkarkuar të gjithëve pas krizës financiare.

25% të kontratës po na paguan klubi dhe një pjesë tjetër po vjen nga shteti. Të gjitha klubet kanë këto probleme dhe jam pa kontratë tani. Fokusimi im është që të iki sa më shpejt ky virusi dhe të vazhdoj këtu ku jam. Problemi është se futbolli është ndalur kudo, gjithçka është e mbyllur, ku mund të iki unë tjetër”, shprehet Shala.

Artikulli i mëparshëmRihapen nesër qendrat e kontrollit të makinave, sportelet për taksat e rinovimin e patentave. Ja makinat që mund të kryejnë kolaudimin
Artikulli i radhës10 këshilla si t’i “mbijetoni” një udhëtimi të gjatë me fëmijë