Covid-19/ Shkon në 55 numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut

0

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19.

Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga qyteti i Strugës që po kurohej në Spitalin “8 shtatori”.

Pacienti ishte shtruar në spital më 8 prill.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 55.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 7 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 1,231 numrin total të të infektuarve.

Artikulli i mëparshëmUEFA vazhdon të kërkojë që kampionatet të zhvillohen, por hap rrugë edhe për mbyllje të parakohshme në ‘raste të veçanta’
Artikulli i radhësPërse heshtin autoritetet shtetërore për katastrofën ekologjike që po ndodh në Porto Romano