Presidenti i Republikës Ilir Meta firmosi ndryshimet ne Kodin Penal, një vendim i pritshëm, pasi mazhoranca miratoi çdo propozim te kreut te shtetit për masat kundër koronavirusit.
Ne një konferencë për mediat Meta theksoi se kuadri ynë ligjor nuk ka parashikime për sëmundjet infektive dhe ky boshllëk duhej plotësuar.
Presidenti vlerëson se iniciativa e Kuvendit dhe Qeverisë që mbrojtja e shëndetit publik të garantohet edhe nga normat penale, përpos atyre administrative, duhet mbështetur.
Por kryetari i shtetit vuri ne dukje se para se te hyjnë ne fuqi parashikimet për dënimin me burg te personave qe me dashje përhapin infeksionin apo thyejnë karantinën duhen marre disa masa; duke filluar nga nxjerrja e akteve nënligjore, tek informimi i qytetareve.
Njoftimi i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë i personave të diagnostikuar, karantinuar apo izoluar, dhe i të afërmve të tyre dhe personave të tyre të kontaktit, duhet të jetë i dokumentuar.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur edhe për rastet e reja me koronavirus ne fasoneri, por qasja e tij është ndryshe nga opozita e cila flet për mbylljen e plote te tyre.
“Nëse nuk garantohen kushtet e domosdoshme të mbrojtjes së shëndetit, të cilat duhet të verifikohen aktivitete të tilla nuk duhet të lejohen.”
Edhe pse ne dy muajt e fundit ilir meta ka mbështetur vendimet e qeverise, presidenti ka shmangur vlerësimet për punën e kryeministrit.
Nuk ka ardhur akoma qershori koha e provimeve.
E vetmja çështje për te cilën presidenti ka folur njësoj si opozita është kërkesa për rritjen sa me shume te numrit te testimeve.