Kontroll i SPAK në vilën e Samir Manes, sekuestrohen celular dhe dokumente

0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle në një prej pronave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për pastrim parash dhe lidhje të mundshme me grupe kriminale.

Sipas burimeve hetimore, kontrolli është zhvilluar në kuadër të një procedimi penal që po verifikon transaksione dhe veprime financiare të dyshuara, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e çështjes.

Gjatë operacionit, hetuesit e SPAK kanë sekuestruar një telefon celular dhe dokumentacion të ndryshëm, materiale të cilat pritet t’i nënshtrohen ekspertizës dhe analizave të mëtejshme.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se verifikimet lidhen me pretendime për ndihmë të mundshme ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Ilir Shtufi dhe Artur Koçeku në skema të dyshuara të pastrimit të parave.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga biznesmeni Samir Mane lidhur me kontrollet e ushtruara nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë ende detaje të tjera zyrtare mbi rezultatet e veprimeve hetimore, ndërsa burimet konfirmojnë se procedurat janë ende në zhvillim dhe se hetimet vazhdojnë.

Artikulli i mëparshëmOperacion antidrogë në Vlorë dhe Dhërmi, dy të arrestuar pas sekuestrimit të kokainës dhe armës