Bundesliga rinis më 9 maj. Ja masat për të mbyllur sezonin në siguri të plotë

0
30488

Prej javësh në stërvitje, tashmë skuadrat e Bundesligës janë gati të kthehen në fushën e lojës. Data 9 maj është përcaktuar nga Liga Gjermane e Futbollit, që ka hartuar një plan të detajuar, duke bindur autoritetet në vend, që kampionati do të mbyllet në siguri të plotë për futbollistët, stafet teknike dhe personave të tjerë që do të merren me mbarëvajtjen apo transfmetimin e sfidave.

Në dokumentin me 31 faqe të dorëzuar nga DFL të gjitha masat janë përmbldhur në 15 pika të rëndësishme. Mbi të gjitha do të reduktohet në maksimum numri i personabe që do të jenë në fushë dhe stadium. Kështu, nuk do të ketë fëmijë që kapin topat apo maskotë të skuadrave. Ndalohet shtrëngimi i duarve dhe fotot e skuadrave. Po ashtu, do të reduktohet numri i gazetarëve, fotoreporterëve dhe operatorëve televizivë, që përpara hyrjes në stadium duhet të plotësojnë një formular mbi gjëndjen e tyre shëndetësore.

Në detaje sqrohet edhe sjellja e futbollistëve, që në dhomat e zhveshjes do të hyjnë në grupe dhe në distancë 2 metra nga njëri tjetri dhe nëse është e nevojshme pas ndeshjes të lahen në shtëpitë e tyre. Sa i përket transfertave, në dokumentin e Ligës Gjermane bëhet e ditur se secili klub duhet të inspektojë më parë hotelin ku do të qëndrojë skuadra. Ky plan mund të shërbejë edhe si një model për Ligat e tjera që gjithashtu kërkojnë të kthehen në fushë për të përfunduar sezonin e ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Artikulli i mëparshëmMaqedoni/ Sekuestrohen 1.2 ton drogë
Artikulli i radhësNis nesër muaji i Ramazanit. Kreu i KMSH mesazh besimtarëve: Uroj të rikthehemi sërish në xhami dhe kjo situatë të kaloj sa më shpejt