Edhe Emily Ratajkowski detyrohet t’i presë vetë flokët

0
Emily Ratajkowski (Foto: Instagram/emrata)

Ndërkohë që Los Angelesi po qëndron i izoluar si pasojë e COVID-19, banorët e atij qyteti është dashur t’ia dalin pa berberë dhe pa stilistë flokësh.

Këtu bën pjesë edhe modelja dhe aktorja e famshme, Emily Ratajkowski, e cila i ka marrë gjërat në duart e veta.

28-vjeçarja i ka marrë gërshërët dhe i ka testuar aftësitë e saj duke i shkurtuar flokët e veta.

Ajo e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet me flokë të shkurtuara, ndërkohë që ka dalë edhe për të shëtitur me veturë.

“Ia shkurtova vetes flokët dhe dola për një shëtitje”, ka shkruar Emily pranë fotografisë së publikuar në Instagram. 

Artikulli i mëparshëmVënia e parfumit në kërthizë, truku të cilin nuk e keni ditur se ju nevojitet
Artikulli i radhës“Periudha ku po jetojmë, një moment kritik në historinë e njerëzimit”- Ekspertët: Po sikur COVID-19 të mos jetë kërcënimi ynë më i madh?