Koronavirusi shkakton mbi 207 mijë të vdekur në mbarë botën, drejt 3 milionë numri i të infektuarve

0
People wearing face masks to protect against the spread of the new coronavirus walk through China Town in Yokohama, near Tokyo Wednesday, April 22, 2020. (AP Photo/Koji Sasahara)

Në mbarë botën, deri tani, për shkak të koronavirusit kanë vdekur 207 008 persona.

Ndërsa, numri total i të infektuarve për shkak tgë Covid-19, ka shkuar në 2 995 152 njerëz.

Deri tashmë, janë shëruar nga koronavirusi në botë 881 510 individë.

Për nga numri i personave të infektuar, vazhdon të kryesojë SHBA, me 987 322 njerëz.

Më pas, më shumë të infektuar me koronavirus në të gjithë globin kanë shtete si Spanja, Italia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Irani, Kina, Rusia, Brazili etj.

Në Shqipëri, numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 28 njerëz, kurse të infektuarit me virus janë 726 individë.Ndërsa, në Kosovë deri tani janë zbuluar 763 të infektuar me koronavirus.

Artikulli i mëparshëmKosovë / 32 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësÇfarë ndodh me lëvizjen, bizneset, taksistët dhe “zonat e gjelbra”. Mësoni rregullat e reja të lëvizjes