“Nuk mund t’iu besojmë komunistëve”/ Kërkohet dorëheqja e kreut të OBSH

0

Në një kohë që pandemia e koronavirusit po i shkakton dëme kolosale popullsisë dhe ekonomisë në mbarë botën, po rritet presioni ndaj kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Zërat që po kërkojnë largimin e tij janë shtuar së tepërmi, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një numër gjithmonë e më i madh ligjvënësish amerikanë po kërkojnë largimin e tij për shkak të keqmenaxhimit të krizës dhe mbulimit të situatës reale në Kinë.

Revista ‘Foreign Policy’ shkruan se dr. Tedros u bë bashkëpunëtor i Kinës. Kurse ‘Telegraph’ thotë se kritikët kërkojnë largimin pasi thonë se bota nuk u informua për atë që e priste.

Etiopiani është akuzuar edhe më herët për qasjen e tij ndaj Kinës në këtë situatë të vështirë.

Senatorja amerikane, Martha McSally tha se ai duhet të japë dorëheqjen për shkak të mënyrës se si e ka menaxhuar krizën dhe për shkak se OBSH e ka fshehur dështimin e Kinës për të kufizuar virusin.

“Nuk i kam besuar kurrë komunistëve dhe mashtrimeve e tyre lidhur me virusin kanë shkaktuar vdekje të panevojshme në Amerikë dhe në botë. Mendoj se dr. Tedros duhet të japë dorëheqjen”, tha ajo.

Më herët një tjetër senator kërkoi që Kongresi të hetojë rolin e OBSH në ndihmën ndaj Kinës për të fshehur kërcënimin nga koronavirusi.

Në janar, OBSH deklaroi se nuk ka të dhëna se virusi transmetohet nga njeriu te njeriu, duke i bërë jehonë pretendimeve të Kinës.

Artikulli i mëparshëmReplika/ Lubonja Ramës: Pyet specialistët mos bëj epidemiologun dhe virologun
Artikulli i radhësBasha thirrje Ramës: Shtoni numrin e testimeve dhe bëni transparencë lidhur me numrin e të infektuarve