
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në një operacion të koduar “Kompetencat”, arrestoi J.M., 42 vjeç, banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë edhe P. H., 53 vjeç.
Të dy këta në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.
“Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” – thuhet në njoftimin e policisë.