Testi antitrupave ndaj koronavirusit të ri ofron saktësi deri në 99%. Merr aprovimin për tu përdorur

    0

    Një test i ri i antitrupave për të kontrolluar nëse dikush ka coronavirus është certifikuar për përdorim në të gjithë Evropën.

    Sipas medieve të huaja, miliona teste, të cilat thuhet se kanë një saktësi 99 për qind, janë dërguar në të gjithë kontinentin dhe do të jenë gati për t’u përdorur muajin tjetër.

    Siç thuhet më tej, testi funksionon duke identifikuar proteinën IgG që trupi prodhon kur është infektuar nga Covid-19. Mund të mbetet në trup me muaj dhe ndoshta vite pas infektimit, sipas raporteve.

    Specialistët globalë të diagnostikimit që qëndrojnë pas kësaj thotë se përparimi gjithashtu do të ndihmojë në identifikimin e njerëzve që kanë pasur koronavirusin dhe kanë zhvilluar imunitetin.

    Ata pastaj mund të kthehen në punë dhe mund të jenë vendimtarë për punonjësit e shërbimeve shëndetësore dhe njerëzit në role të tjera kyçe.

    Mike Clayton, drejtues i departamentit të diagnostikimit në Evropën Veriore të Abbott, tha: “Abbott është përqendruar në sjelljen e testeve për Covid-19 sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar në adresimin e kësaj pandemie”.

    “Jemi krenarë që jemi në gjendje të sigurojmë menjëherë testet tona të antitrupave pasi ato do të ndihmojnë të kuptojmë se kush ka pasur virusin, duke çuar në një vetëbesim më të madh ndërsa kthehemi në jetën e përditshme”.

    “Ne jemi duke bashkëpunuar me organet e shëndetit publik dhe laboratorët privatë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të bërë të mundur që ky test të përdoret këtu”.

    Por Abbott, që ka një bazë në Mbretërinë e Bashkuar në Maidenhead, Berkshire, është gjithashtu duke rritur ndjeshëm prodhimin e tij për testimin e antitrupave për shumicën e vendeve evropiane. 

    Artikulli i mëparshëmKLGJ, marrëveshje me USAID për dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë
    Artikulli i radhësÇfarë është sindromi ‘Kawasaki’ dhe si lidhet me COVID-19?