
Megjithëse mund të duhen shumë muaj që mushkëritë e një duhanpirësi të rikuperohen nga dëmtimet e shkaktuara nga pirja afatgjatë e duhanit, shëndeti mund të përmirësohet dukshëm në ditët dhe javët pas ndërprerjes, gjë që mund t’ju forcojë edhe kundër coronavirusit.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mushkëritë mund të përmirësohen në një afat të shkurtër.
Covid-19 krijon një urgjencë të shtuar, dhe ka një arsye të bollshme për të besuar se heqja dorë nga pirja e duhanit gjatë pandemisë është arsyeja e fundit që ju bind ta bëni menjëherë.
Nëse merrni vendimin për të hequr dorë, ciliat (fije) në mushkëri janë të parat që do të shërohen. Ato tunden para-mbrapa si një furçë, ndërkohë që ajri hyn dhe del nga mushkëritë. Ato e ndihmojnë trupin tuaj të luftojë ftohjet dhe infeksionet. Gjithashtu, ndihmojnë në pastrimin e mukusit.
Prirja e trupit për t’u kollitur gjatë një infeksioni, ndihmon në aktivizimin e procesit të pastrimit të mukusit. Kjo është thelbësore për të luftuar kundër Covid-19.
Të moshuarit kanë një rrezik më të madh nga lëngjet e tepërta në mushkëri, që shpesh kufizojnë frymëmarrjen pas infeksionit me koronavirus, sepse “njerëzit e moshuar nuk kanë një kollë të fortë aq sa ta pastrojnë atë,” tha pwr CNN, Dr Brian Christman, një zëdhënës vullnetar në Shoqatën Amerikane të mushkërive dhe një profesor i mjekësisë në Universitetin Vanderbilt.
“Nëse hiqni dorë nga pirja e duhanit, inflamacioni kronik largohet pas disa javësh,” tha Christman.
Christman vuri në dukje se duhanpirësve u duhen disa muaj për të ndaluar prodhimin e niveleve të larta të mukusit, që mushkëritë i krijojnë në mënyrë që të pastrojnë katranin dhe grimcat e tjera që përmbajnë cigaret.
Heqja dorë nga pirja e duhanit ndihmon nw qarkullimin e gjakut, gjë që ul mundësitë për një arrest kardiak. Pasi të hiqni dorë nga pirja e duhanit, gjaku juaj bëhet më i hollë dhe më pak i ndjeshëm ndaj koagulimit, thotë CDC.
Kjo ndodh, sepse duhanpirësit thithin monoksidin e karbonit dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë aftësinë e tyre për të transportuar oksigjen dhe e bëjnë më të vështirë për zemrën që të shpërndajë gjak në të gjithë trupin.