Peeling shtëpiak me sheqer dhe mjalt, për shputa të lëmuara

    0

    Për shputa të lëmuara dhe të buta nuk është e nevojshme të shkoni në sallone kozmetike

    Preparatin e shkëlqyeshëm natyral mund ta bëni vetë dhe, pos që shputa do t’i keni të buta, do të shpëtoni nga lodhja dhe do të relaksoheni, transmeton Telegrafi.

    Për pilingun e kurës së shputave ju nevojiten:

    – ¼ e filxhan kafeje sheqer ;
    – 2 lugë të vogla vaj kokosi;
    – 2 lugë të vogla mjaltë;
    – 3 pika vaj nenexhiku.

    Përgatitja:

    Të gjithë përbërësit përzieni mirë dhe fërkoni butësisht në shputa.

    Shpëlani me ujë të nxehtë dhe thani mirë shputat.

    Nëse nuk e përdorni tërë sasinë përnjëherë, preparatin lëreni në një enë me kapak dhe përdoreni një muaj.

    Artikulli i mëparshëm“Bilbilfryrësit” në gjumë. Sinjalizuan vetëm tre raste në publik e privat
    Artikulli i radhësËndrrat sekrete që shohin shenjat e zodiakut