Ndërpritet mbledhja e grupit të Punës për reformën zgjedhore, debate të forta mes Gjiknurit dhe Vasilit

0
Mbledhja 1

Ndërpritet mbledhja e grupit të punës të Keshillit Politik pë reformën zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Shkak janë bërë debatet e forta mes përfaqësuesit të PS-së, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të LSI-së, përfaqësues i opozitës Petrit Vasili. Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.

Mësohet se debati ka ardhur për deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformë. Opozita beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se mbledhja asistohet nga OSBE që ka siguruar ambientin dhe masat mbrojtëse për të pranishmit.

Artikulli i mëparshëmZgjedhorja/ Grupi i punës mblidhet në tryezë të përbashkët, pjesëmarrësve iu matet temperatura. OSBE: Mundësuam anën logjistike
Artikulli i radhësBasha: Paratë po shkojnë për të pasuruar 5 njerëzit e Ramës. Bizneset – jemi në pikë të hallit, s’ka blerje.