Ndërsa nesër është paralajmëruar se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të marrë vendim për prishjen e Teatrit Kombëtar, sot Lulzim Basha do të presë përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin Kombëtar në një takim në orën 16:00.
Opozita është zotuar se do të përkrahë kauzën e artistëve që po mbrojnë godinën si një vlerë kulturore e rëndësishme për qytetin dhe vendin.
Një ditë më parë situata u tensionua pasi Bashkia e Tiranës vendosi një letër te godina e TK, ku theksonte se është pronë e saj.
Në këtë situatë të krijuar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në mbështetje të kauzës.