Të vështirë kanë qenë këto muaj për miliona persona në botë, të cilët janë detyruar, për shkak të koronavirusit, të qëndrojnë të mbyllur mes “katër mureve”.
Megjithatë, shumë prej personazheve të famshëm në botë nuk e kanë pasur aspak të vështirë izolimin, për shkak të pronave luksoze dhe të mëdha që kanë në zotërim.
Një prej tyre është edhe këngëtarja e famshme Britney Spears. Në disa foto të postuara së fundmi në llogarinë e saj të “Instagram”-it, ajo tregon se këto ditë të nxehta, edhe pse larg detit, është duke i kaluar në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, në Kaliforni.
Ylli 38-vjeçar i pop-it ka postuar edhe një foto të partnerit të saj, 26-vjeçarit, Sam Asghari, në pishinë.