Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, do të jetë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në vendimin e siguruar nga SYRI.net thuhet se Fleckenstein emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.
Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i PE në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.
Fleckenstein eshte nje mbeshtetes i flakte i qeverise se Edi Rames dhe raportet e tij te njeanshme kane pasur gjithmone kontestime.
Shpesh herë qëndrimet e tij në raport me Shqipërinë janë kontestur nga politika e brendshme dhe ajo europiane, por edhe nga mediat apo shoqëria civile.