Kanceri i lëkurës është ndër më të zakonshmit. Por sa dimë ne për këtë sëmundje?
Ka tre lloje të kancerit të lëkurës. Më të zakonshmit janë karcinomat qelizore bazale dhe ato qelizore skuamoze. Ata gjenden në shtresat e sipërme të lëkurës dhe konsiderohen të kurueshëm. Lloji i tretë, melanoma, është më i rrezikshëm. Formohet në thellësi të qelizave dhe i jep lëkurës ngjyrën e tij. Është shkaktari më i madh i vdekjeve nga të tre llojet.
Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultraviolet të diellit UVA dhe UVB, zakonisht shkakton këto tumore. Rrezet UVA mund të depërtojnë thellë në lëkurën tuaj, duke shkaktuar djegie dhe dëmtim në AND e lëkurës dhe në indin lidhës.
Disa faktorë gjenetikë si pasja e lëkurës së dobët apo sistemit imunitar të tillë mund të vendosë njerëzit në rrezik të madh. Prandaj ndihmoni veten tuaj duke limituar ekspozimin ndaj diellit, veçanërisht në kohën e mesditës kur rrezet janë të fuqishme.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Shërbimi Meteorologjik Amerikan janë bërë bashkë për të treguar kohën kur mund të qëndroni jashtë. Gjithashtu sigurohuni që të vizitoni dermatologun tuaj rregullisht. Ata kontrollojnë lëkurën tuaj për të gjurmuar nishanet dhe të testojnë pjesët më shqetësuese.