Jo gjithmonë burri dhe ish-burri janë armiq. Moderatorja Rudina Dembacaj është rasti konkret ku ajo tregon se mban marrëdhënie shumë të mira me ish-burrin.
Me postimin e fundit në ‘Instagram’ tregon se ka kaluar një nga ditët më të bukura pranë njerëzve më të dashur të saj.
“Sot ishte ditë shumë e veçantë për familjen tonë të madhe. Pagëzimi i të dy Viktoria-ve, Nardit, Ertës, Amantias, Leos dhe Markut. Falenderoj zotin për këtë ditë”, ka shkruar Rudina krah fotove me Markun dhe fëmijët e tij.
Dembacaj ka ndarë për ndjeksit e saj në ‘Instastory’ disa foto të vogëlushes së saj me Aleksin duke treguar se ai është gjithmonë pranë vajzës së tyre.
Siç duket Marku dhe Aleksi janë bërë bashkë në këtë moment të rëndësishëm dhe të veçantë për Viktorian.