Kërcitja e kockave gjatë lëvizjeve – A është një tregues i artritit?

    0

    Shkencëtarët shpjegojnë se tendosja e muskujve dhe tendinave është një faktor kontribues për zhurmat kërcitëse të gjymtyrëve.

    Gjymtyrët dhe kockat mund të kërcasin dhe të bëjnë zhurma teksa lëvizim.

    Ato janë më të forta sidomos kur bëhet fjalë për gishtat, gjunjët, kyçet, qafën dhe pjesën e shpinës.

    Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org,  thonë se 25 deri në 54 përqind e njerëzve në botë kërcasin gishtat rregullisht.

    Kjo si pasojë e nervozizmit ose ndonjë tensioni të mundshëm.

    Meshkujt janë ata që kërcasin më shumë gjymtyrët e tyre se femrat.

    Kërcitja e kockave mund të ndodhë për arsye të ndryshme dhe shumë njerëz spekullojnë se bëhet fjalë për artritin.

    Lajmi i mirë është se kërcitja e kockave nuk përfaqëson asnjë formë të inflamacionit apo artritit dhe nuk shkakton dëme të tyre apo gjymtyrëve.

    Zhurma kërcitëse vjen nga lëvizja e tendinave ose muskujve në kocka.

    Por edhe nga plasja e bulëzave të nitrogjenit që formohen në hapësirat ndërlidhëse të gjymtyrëve.

    Shkencëtarët shpjegojnë se tendosja e muskujve dhe tendinave është një faktor kontribues për zhurmat kërcitëse të gjymtyrëve.

    Kjo shpjegon edhe kërcitjen që njeriu mund të dëgjojë në gjymtyrë sapo zgjohet nga krevati apo lëviz nga karrigia.

    Ndonjëherë, kërcitja e gjymtyrëve shoqërohet me dhimbje, pas dëmtimit të kërceve në mes të indeve dhe kockave që fërkohen me njëra tjetrën.

    Ekspertët rekomandojnë një vizitë tek mjeku në rast se zhurmat e kockave shoqërohen me dhimbje, vështirësi në lëvizje apo enjtje të ndryshme.

    A Shkakton Artrit  Kërcitja E Gishtave?

    Gishtat janë ato që njeriu kërcet më shumë me vetëdije pavarësisht paralajmërimeve të nënave dhe gjysheve se kjo kërcitje do të shkaktojë dridhje të forta duarsh në pleqëri.

    Studimet kanë konfirmuar se kërcitja e gishtave nuk shkakton artrit në një periudhë të mëvonshme të jetës.

    Sipas studimeve shanset e të prekurit nga artriti  nuk ndikohen nga kërcitja e gishtave.

    Ndonëse kërcitja e gjymtyrëve nuk shkakton apo nuk vjen nga artriti, sërish ajo përfaqëson një lloj rreziku për shëndetin.

    Në rastin e duarve, studimet kanë treguar se kërcitja kronike mund të shkaktojë inflamacion dhe dobësim të kockave dhe shtrëngimit të duarve./AgroWeb.org

    Artikulli i mëparshëm​Pse macet preferojnë të flenë në lavaman?
    Artikulli i radhësMarina ka humbur 10 kilogram, por mos e pyesni si