Nga Meghan Leahy
Pyetje: Zbulova se djali im 12 vjeçar kishte llogari në disa rrjete sociale, pavarësisht se kjo është kundër rregullave tona. Ai e mohoi këtë gjë në fillim, pastaj e kuptoi se kishte bërë gabim dhe kërkoi falje dhe ne patëm një bisedë më të gjatë edhe me të qartë.
Dy ditë më pas ai nuk kishte bërë dy projekte për mësimet dhe për mua dhe bashkëshortin tim kjo është një proces që e menduam gjatë pasi nuk e kuptojmë ndryshimin e tij. Ai ka qenë një fëmijë i hapur dhe fliste për gjithçka me ne. Si të krijojmë një mjedis në shtëpi ku ai do të jetë i qetë të na flasë kur të ketë gjëra më të mëdha për të diskutuar?
Përgjigje: Dua t’ju kujtoj se së bashku me këto që ne kemi kaluar një periudhë të vështirë izolimi dhe këto ndryshime të papritura janë normale. Prindërit të cilët janë të kujdesshëm dhe të rreptë për sa i përket mbajtjes së telefonave, janë detyruar të bëhen të butë për kujdesin e fëmijëve dhe për mësimin e tyre në distancë.
Gjëja e parë që unë ju këshilloj është të qëndroni në mënyrë empatike, me veten dhe me djalin tuaj. Nuk ka një moshë të caktuar për të hapur rrjetet sociale. Sipas një studimi të fundit nga Common Sense Media, gjysma e të gjithë fëmijëve kanë një lloj të rrjeteve sociale deri në moshën 12 vjeç.
Së dyti, flisni për ndershmërinë që është një nga atributet më të mëdha morale që mund të kemi. Është vërtetë e rëndësishme që ju t’i kontrolloni rrjetet sociale të fëmijëve, aq më pak në moshën e djalit tuaj. Ju duhet të keni gjithmonë një qëndrim kurioz dhe kjo ndëshkues. Shpesh herë duhet t’i thoni djalit se doni edhe ju ta mësoni një rrjet social.
Nëse djali juaj ndihet sikur jeni në anën e tij, është më lehtë të komunikoni edhe për gjëra më të mëdha apo edhe që janë të vështira për të folur.
*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave.