Vatër e re koronavirusi në Gjermani, 657 raste të reja në një thertore

0
Gjermani

Autoritetet gjermane kanë bërë zyrtare zbulimin e një vatre të re koronavirusi në vend. Bëhet fjalë për një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë.

Autoritetet gjermane raportojnë se numri i rtë infektuarve në thertore ka shkuar në 657 (më parë u zbulua se ishin mbi 400). Në total deri tani janë bërë 983 teste tek punonjësit e fabrikës.

Në ambientet e thertores punojnë mbi 6 mijë punonjës. Në lidhje me vatrën e re të COVID-19 ka folur dhe kancelarja, Angela Merkel.

“Ne jemi larg nga një rritje eksponenciale e infeksioneve në Gjermani, por nga shpërthimet e fundit të koronavirusit, shohim qartë se virusi nuk është zhdukur ende”- ka thënë kancelarja Merkel.

Kujtojnë që deri tani në Gjermani janë regjistuar 188,474 raste të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 8,844 persona.

Artikulli i mëparshëmSarma me sardele dhe salcë domateje
Artikulli i radhësKingslej Koman i pandalshëm, 8 tituj kampionë në 8 vite! Dhe është vetëm 24 vjeç…