Receta magjike me 3 përbërës për personat që kanë probleme me tretjen

    0
    800 0 61130b62852b87ae35101f8b6a7b37b1

    Tërshëra është një drithë shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë.

    Përpos këtyre vlerave, tërshëra është e mrekullueshme për pastrimin e mëlçisë dhe sistemit tretës dhe ka një efekt qetësues në organizëm.

    Ekspertët ju rekomandojnë një kurë natyrale me tërshërë dhe kanellë për përmirësimin e tretjes.

    Për përgatitjen e kësaj kure të mirë për tretjen ju nevojiten:

    6 filxhanë kafeje ujë

    1 lugë çaji me kanellë pluhur

    1 filxhan kafeje me tërshërë

    Përgatitja:

    Përpara se të bini për të fjetur, vendoseni tërshërën në një tas me ujë dhe mbajini në të për 7 orë.

    Në mëngjes, kullojini dhe shpëlajini me ujë.

    Shpëlarja ka si qëllim eliminimin e anti-ushqyesve dhe enzimave që çlirohen në ujë.

    Më pas, tërshërën hidheni në një mikser, shtoni ujë dhe kanellë.

    Përziejini mirë dhe më pas lëngun e trashë piheni.

    Këtë kurë mund ta përdorni 1 herë në javë.

    Vlerat e tërshërës për tretjen

    Fibra tek tërshëra është e patretshme. Kjo fibër është si një fshesë e cila pastron të gjithë sistemin tretës dhe vë zorrët në lëvizje.

    Lëvizshmëria e rregullt e zorrëve ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi.

    Nga ana tjetër, vitaminat dhe mineralet që ofron tërshëra, përthithen mjaft mirë nga sistemi tretës.

    Një përthithje e tillë pengon rritjen e beftë të sheqerit në organizëm, gjë që ndodh zakonisht pas konsumit të një vakti.

    Vlerat e kanellës për tretjen

    Kanella është e para në listën e 26 erëzave më të pasura me antioksidantë.

    Studimet kanë konfirmuar se kanella ndihmon kundër problemeve me tretjen, fryrjeve, urthit, të përzierave dhe kontraktimeve të stomakut.

    Kanella ul nivelin e sekretimit të acidit gastrik në stomak duke e mbrojtur sistemin tretës nga inflamacioni dhe ulçera.

    Sasia e sigurt e kanellës për shëndetin është deri në 6 gramë në ditë për 6 javë rresht.

    Si në rastin e çdo ushqimi tjetër, edhe kura e tërshërës me kanellë duhet përdorur ngadalë për t’i dhënë kohë organizmit.

    Fibra është sa e mirë por edhe e vështirë.

    Nëse organizmi përballet krejt papritur me një sasi të lartë fibre, do të vuajë nga konstipacioni, diarreja, gazrat dhe dhimbje të barkut.

    Artikulli i mëparshëmHaland nuk i vë fre gjuhës: Titulli që mori Bajerni i Mynihut është një m…!
    Artikulli i radhësVIDEO/ “Thjesht perfekt”, mediat italiane elozhe Gjimshitit