Regjimi juaj i fytyrës po ju plak, tregojnë ekspertët

    0

    Ditët kur njerëzit i fshihnin rrudhat poshtë shtresave të makiazhit janë tashmë të largëta.

    Trajtimet kundër plakjes sa vijnë e bëhen më popullore, por në rritje janë gjithashtu raportet për dëmet e tyre.

    Trajtimi ‘micro-ëound’ është një ndër më të përdorurit dhe ka si qëllim nxitjen e prodhimit të kolagjenit.

    Por shumë profesionistë besojnë se një përdorim i tepërt mund të ndikojë negativisht në lëkurë.

    Procedurat mjekësore, lazerat dhe maskat me kimikate janë sipas tyre shembuj të ‘dëmit të kontrolluar’.

    Problemi me to është se punojnë më mirë se sa duhet. Lëkurë më e pastër dhe më e freskët arrihet brenda muajsh ose javësh dhe kjo ka shtyrë shumë persona të përdorin gjithmonë e më shumë procedura.

    “Unë kaloj shumë kohë duke u përpjekur të kufizojë klientët e mi,” thotë Dr Vicky Dondos nga ‘Medicetics Skin Clinics in London and Cirencester’. “Ata emocionohen aq shumë nga ndryshimet pozitive në lëkurë, sa duan ta bëjnë gjithmonë e më shpesh, pavarësisht se kjo është e dëmshme.”

    Artikulli i mëparshëmJa cilat raca vdesin më shumë nga koronavirusi
    Artikulli i radhësKomuniteti Mysliman i Shqipërisë bën njoftimin e rëndësishëm për Haxhin në Mekë