Facebook do të ndalojë shitjen e artefakteve historike në një përpjekje për të parandaluar vjedhjen e sendeve të çmuara dhe shitjen e tyre në internet.
Gjigandi i rrjeteve sociale tha se ndalimi i shitjes së artefakteve në Facebook ishte e vetmja e mënyrë për të siguruar që statujat, relikte dhe thesare të tjera historike, të vjedhura nga vendet që janë në gjendje lufte si për shembull Siria apo Iraku, të mos dalin në shitje.
“Artefaktet historike mbartin një vlerë të rëndësishme personale dhe kulturore për komunitetet në të gjithë globin”, thotë për Euronews Greg Mandel, menaxher i politikave publike në Facebook.
“Ndaj prej kohësh kemi vendosur rregulla për të parandaluar shitjen e artefakteve të vjedhura. Për të ruajtur artefaktet dhe abonentët tanë, kemi punuar për të zgjeruar rregullat e duke nisur nga sot, ne do të ndalojmë shkëmbimin, shitjen dhe blerjen e artefakteve historike në Facebook dhe Instagram”.
Postimet përfshijnë nga shitja e shitja e monedhave të arit e argjendit dhe deri te mozaikët e mëdhenj, shumë prej tyre të vjedhur në muze të ndryshme dhe site historike nga grupe ushtarake të Shtetit Islamik.