Covid-19 nuk është thjesht një virus i rrugëve respiratore

    0
    This image has an empty alt attribute; its file name is virus.jpeg

    Gjithnjë e më shumë, shkencëtarët po kuptojnë problemet shëndetësore që la pas koronavirusi. Disa prej tyre mund të kenë efekte të zgjatura për pacientët dhe sistemet shëndetësore për vitet në vazhdim.

    Përveç problemeve të frymëmarrjes, virusi që shkakton COVID-19 sulmon shumë organe, në disa raste duke shkaktuar dëme katastrofike.

    Ne menduam se ky ishte vetëm një virus i frymëmarrjes. Rezultoi se prek pankreasin, zemrën, mëlçinë, trurin, veshkat dhe organet e tjera. Ne nuk e vlerësuam këtë në fillim“, thotë dr. Eric Topol, kardiolog.

    Përveç problemeve në frymëmarrje, pacientët me COVID-19 mund të pësojnë çrregullime të koagulimit të gjakut që mund të çojnë në goditje dhe inflamacion ekstrem që sulmon shumë organe njëkohësisht.

    Virusi gjithashtu mund të shkaktojë komplikacione neurologjike që variojnë nga dhimbja e kokës, marrja e mendve dhe humbja e shijes ose aromës deri te krizat dhe konfuzioni.

    Edhe shërimi mund të jetë i ngadaltë, i paplotë dhe i kushtueshëm, me ndikim të madh në cilësinë e jetës.

    Mënyrat si manifestohet Covid-19 janë të shumëllojshme dhe disi unike”, thotë Dr. Sadiya Khan, kardiologe.

    Në rastin e gripit, njerëzit me probleme zemre janë të rrezikuar nga komplikacionet. Ajo që është befasuese për këtë virus është shtrirja e komplikacioneve jashtë mushkërive, thonë shkencëtarët.

    Kjo mendohet se do të jetë kosto dhe ngarkesë e shtuar për kujdesin shëndetësor për individët që i kanë mbijetuar COVID-19.

    Artikulli i mëparshëmQetësi pas furtune: Telefonata e rrallë mes udhëheqësve të Turqisë e Greqisë
    Artikulli i radhësCOVID/ 61 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, 48 pacientë të shëruar