Ndërsa shumë muze në mbarë botën kanë pezulluar eventet ose kanë shtyrë ekspozitat për shkak të pandemisë, në Toronto organizatorët e një eventi për artistin Van Gogh kanë një tjetër ide origjinale, tu ofrojnë artdashësve një ekspozitë të parë nga makina.
Sikundër shprehen edhe organizatorët për shkak të pandemisë ata duhet të gjenin ide të reja, të cilat edhe për vizitorët janë dukur interesante e të sigurta.
“Mendova se ishte një aksion. Vërtet interesant për të përdorur veprat e artit me teknologjinë e multimediave dhe duke e kombinuar në këtë përvojë unike”, shprehet një vizitor.
“Ishte e sigurt. Me gjithçka po ndodh në botë me COVID-19 ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Faleminderit”, thotë Patrick Corcoran.
Të shijosh veprat e artit brenda makinës ofron një përvojë të sigurt për njerëzit që janë fizikisht të brishtë dhe të frikësuar nga virusi.
Eventi në Toronto përmban në thelb një koncept digjital: Punimet e piktorit holandez janë menduar të shfaqen në definicion të lartë në mure dhe dysheme.
Në ekspozitë mund të qëndrojnë në të njëjtën kohë 10 makina. Projeksionet janë pozicionuar në mënyrë që njerëzit t’i shohin edhe përmes xhamave te makinës dhe për 35 minuta ata mund të shijojnë botën e guximshme të Vang Gogh, sigurisht shoqëruar me muzikë.
Salla e artit për veturat është prenotuar pothuajse deri më 9 gusht, ndërsa ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët pa makina deri në shtator./euronews_albania