Capello kundër Rangnick: Me të, Milanin do të humbte një tjetër sezon

0

Pavarësisht ndeshjeve dhe rezultateve mjaft të mira nën drejtimin e Stefano Piolit, te Milani duken të bindur që t’i besojnë gjermanit Ralf Rangnick për sezonin e ardhshëm, i cili do të vijë me rolin e trefishtë, trajner, drejtor teknik dhe përgjegjës i stafit mjekësor.

Tekniku gjerman ka vlerësimin maksimal të administratorit të Milanit Ivan Gazidis, pasi njihet si një trajner që punon shumë me elementët e rinj, por ish trajneri i kuqezinjve, veterani Fabio Capello ka dalë tërësisht kundër emërimit të tij.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Capello theksoi se me ardhjen e Rangnick Milani do të humbte një tjetër sezon, ndërsa me konfirmimin e Piolit, do të mund të luante për objektiva të rëndësishëm që në sezonin e ardhshëm.

“Rangnick nuk e njoh nga afër. Di që në Gjermani ka bërë gjëra interesante, por jo gjëra të rëndësishme. Nëse vjen ai, Milani do të humbë një tjetër sezon, ndërsa po të konfirmohet Pioli dhe të bëhen 3-4 blerje interesante, atëherë sezonin e ardhshëm kuqezinjtë mund të luajnë për objektiva më të mëdha”, u shpreh Capello.

Artikulli i mëparshëmGjendet i vdekur në qeli monstra që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbi 300 fëmijë
Artikulli i radhësItalia e ‘shëruar’, klubet kërkojnë hapjen e stadiumeve për tifozët