Nora Istre është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të paguara në showbiz. Kjo gjë bën që ajo t’ia lejojë vetes blerjet e shtrenjta dhe jetën luksoze.
Së fundmi ajo ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar, nga ku ka publikuar foto me bikini. Megjithatë përveç formave perfekte të Norës, vëmendjen e ka tërhequr edhe çmimi i rrobave të banjës dhe shapkave.
Faqja “What They Wearing” në Instagram ka publikuar disa foto të këngëtares me bikini, ku bien në sy shifrat e krimbura të veshjeve të saj. Për bikinit Nora ka paguar 195€ ndërsa shapkat e saj plot 575€. Pra veshja e këngëtares në tërësi shkon 770€.