Gjendet i vdekur në qeli monstra që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbi 300 fëmijë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is monstra.jpeg

Një burrë francez i akuzuar për ngacmimin e qindra fëmijëve në Indonezi ka vdekur në qeli dhe policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Siç shkruan BBC, Francois Camille Abello, 65 vjeç, u gjet i pajetë të enjten e kaluar, në qelinë e tij në një qendër paraburgimi në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë.

Pensionisti u arrestua muajin e kaluar në një hotel në Xhakartë. Policia thotë se ai kishte qenë në një dhomë me dy vajza të mitura.

Videot që u gjetën në kompjuterin e Abellos  tregonin se ai ishte i përfshirë në akte seksuale të paligjshme me më shumë se 300 fëmijë të moshës midis 10 dhe 17 vjeç.

Sipas policisë, Abello besohej se kishte në shënjestër fëmijët e rrugës, të cilët i joshte duke u ofruar para për t’i fotografuar në dhomën e tij të hotelit, ku më pas abuzonte me ta.

Policia thotë se kush refuzonte, ai i rrihte.

Umar Shahab, një zyrtar në Spitalin Kombëtar të Policisë në Xhakartë, tha se Abello kishte pësuar një thyerje në qafë që kishte bllokuar furnizimin e tij me oksigjen. Zëdhënësi tregon  që rojet në qendrën e paraburgimit ishin marrë në pyetje dhe qelia ishte ekzaminuar si pjesë e hetimit për vdekjen e Abellos.

Artikulli i mëparshëmVIDEO: Kur gruaja (police) jua bën “8 me 2” dy burrave të droguar
Artikulli i radhësCapello kundër Rangnick: Me të, Milanin do të humbte një tjetër sezon