Një oficere policie nga Marion County (Florida, SHBA) vuri re një Hyundai Elantra në rrugën ku në të ishin dy burra.
Samantha Horne u përpoq ta ndalonte makinën, por shoferi i Hyundait nuk iu bind, pas së cilës filloi një ndjekje e paparë.
Pas disa minutash, duke ndjekur makinën e të arratisurve, një goma e automjtetit të tyre shpërtheu, por kjo nuk i ndaloi ata.
Edhe kur shoferi Hyundait humbi kontrollin dhe goditi një makinë tjetër, ai u përpoq të shmangej e të vijonte ikjen.
Atëherë policja e guximshme me Ford Explorer-in e saj e shtyu Hyundai-in në gropën ndarsë mes autostradës. Ajo më pas doli nga automjeti i policisë dhe i prangosi të dy burrat.
Të arratisurit ishin Harley Moore dhe Harrison Blodnik, të njohur më parë për policinë, të cilët ishin nën ndikimin e narkotikëve.