Shpesh njerëzit kur shikojnë një mizë në ushqim nuk e konsumojnë atë, por të shumtë janë dhe ata që vazhdojnë të hanë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Problemet që këto krijesa të vogla shkaktojnë janë shumë më të mëdha se madhësia e tyre dhe shumë më e ndërlikuar nga sa mund të mendoni. Bright Side ka renditur disa nga rreziqet që mund të vijnë nga mizat nëse ata prekin ushqimin tuaj, shkruan abcnews.al.
Mund të vjellin në ushqimin tuaj
Mizat ushqehen duke thithur lëngje përmes gojës së tyre tubulare. Forma e gojës është arsyeja pse ata duhet të kthejnë çdo vakt në lëng. Në këtë mënyrë, ata thithin lëngje mbi ushqimet duke lënë aty pështymën, e cila mund të përmbajë gjithçka që ata kanë ngrënë më parë.
Mund të lënë vezë në vaktin tuaj
Ushqimi që mund të keni lënë për më vonë mund të shndërrohen në fole për vezët e mizave. Dhe, pasi të kalojë ca kohë, ata do të shumohen duke rrezikuar mund t’ju helmojnë me baktere. Prandaj, është e rëndësishme ta mbuloni ushqimin nëse do ta lini jashtë për një kohë.
Këmbët dhe krahët e tyre mund ta kthejnë ushqimin tuaj në një fole bakteriesh
Sipas Universitetit Teknologjik Nanyang, “çdo lëvizje e një mize lë pas një koloni mikrobesh”, kjo do të thotë se çdo gjë që prek mund të shkaktojë infeksion.
Mizat mund të kenë mbi 60 sëmundje
Mizat mund të transmetojnë së paku 65 sëmundje të ndryshme te njerëzit vetëm duke prekur ushqimin. Kjo përfshin diarre, kolerë dhe sëmundje të tjera, por përpos njerëzve, mizat mund të infektojnë edhe pulat ose derrat.