Video që po bën xhiron e rrjetit/ Spikeres së lajmes i bie dhëmbi në transmetim live

0

Teksa jepte lajmet në ekran, spikerja nga Ukraina e quajtur Marichki Padalkos ka përjetuar një situatë të sikletshme.

Gjatë kohës që fliste, ajo ka ndjerë diçka në gojën e saj dhe ka vendosur dorën, mirëpo në atë moment i ka rënë njëri prej dhëmbëve. Padalkos e ka marrë në dorë dhëmbin e saj dhe pa u penguar nga ky fakt, ka nvazhduar të japë lajmet.

Video e saj ka bërë së fundmi xhiron e rrjetit dhe të gjithë janë habitur me qetësinë e spikeres, e cila me dhëmbin e saj në dorë ka vazhduar të raportojë lajmet.

Madje, veprimi i saj plot profesionalizëm është duartrokitur nga publiku.

Artikulli i mëparshëmKandidate për Gjykatën e Lartë/ ILDKPI, dyshime të forta mbi pasurinë e Alma Hickës
Artikulli i radhës5 qershori/ Topi ka mbetur në fushën e Yuri Kim