Dietologia zbulon 4 gabimet që zhbëjnë të gjithë dietën e shëndetshme

    0

    Një dietë e balancuar dhe ushtrime mund të ndihmojnë në arritjen e objektiva tanë për sa i përket shëndetit, por këta 4 gabime mund të zhbëjnë të gjithë punën e vështirë.

    Dietologia australiane Burrell ka zbuluar katër gabimet më të zakonshme dhe më të dëmshme që kanë të bëjnë me konsumin pas orës 7 të darkës.

    1.Vakte të mëdha

    Konsumimi i një numri të lartë kalorish në darkë, kur ka më pak mundësi të rrimë ulur dhe pa lëvizur shumë, mund të sjellë në mungesë tretje.

    Vaktet e rënda të darkës mund të sjellin ndryshime hormonale që janë të lidhura me shtimin afatgjatë në peshë.

    2. Konsumimi i ushqimeve yndyrore

    Dietologia paralajmëron kundër ngrënies së shumë ushqimeve si akulloret, biskotat, ëmbëlsirat shumë vonë pasi kjo është e lidhur me rritjen e yndyrnave në gjak.

    3. Konsumimi i alkoolit

    Konsumimi i alkoolit bën që një përqindje e lartë e kalorive të ushqimeve të ruhen dhe jo të digjen. Kjo pasi trupi fokusohet në tretjen e alkoolit.

    4.Konsumimi i kafeinës

    Pijet si sodat, kakaoja, etj, përmbajnë kafeinë.

    Këto pije nuk këshillohen vonë në darkë.

    Artikulli i mëparshëmNë Togo festojnë me kurban për kthimin e Shën Sofisë në xhami: Erdogani, lider i Afrikës dhe gjithë myslimanëve
    Artikulli i radhës“Shqiptarët të fundit në rajon për pagat”, Basha: Pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie